Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Plumbi i Artë”/ Avokatët kërkojnë 6 procesverbale të deklarimeve të Erion Alibejt, braktisin sallën pas përplasjes me prokurorët! Gjykata i gjobit
Seanca gjyqësore e dosjes “Plumbi i Artë” është përfshirë nga tensionet dhe sherret. Në seancën që avokatët duhet të pyesnin të penduarin Erion Alibej, mbrojtësit kërkuan 6 procesverbale të deklarimeve të tij, që nuk i kanë në dispozicion, sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha. Prokurorët pretenduan se deklarimet i përkasin fakteve të tjera penale dhe nuk kanë vlerë për procesin. Pas përplasjeve të forta verbale 4 nga avokatët braktisën sallën. Pas tyre u larguan edhe të pandehurit. Gjykata gjobiti 4 avokatët “kryengritës” me nga 30 mijë lekë, teksa seanca tjetër pritet të mbahet më 1 korrik. Top Channel