Plumba në mesnatë në “Ali Demi”, kush janë dy të kërkuarit

Plumba në mesnatë në “Ali Demi”, kush janë dy të kërkuarit

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim dy persona, pas të shtënave me armë zjarri të regjistruara gjatë orëve të vona të natës në lagjen “Ali Demi”. Sipas të dhënave paraprake, ngjarja dyshohet se ka nisur pas një konflikti verbal mes disa personave, i cili më pas ka përshkallëzuar deri në përdorimin e armës së zjarrit. Në kërkim janë shpallur një 44-vjeçar me inicialet D.Q. dhe një 25-vjeçar me inicialet E.Xh. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 po vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e tyre. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes, zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e motivit që çoi në përshkallëzimin e konfliktit.