Plumba në mes të Tiranës! Të shtëna me armë te Zogu i Zi, plagoset një kosovar
Një ngjarje me të shtëna me armë zjarri është regjistruar këtë të premte në zonën e Zogut të Zi në Tiranë, ku një person ka mbetur i plagosur. Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është një shtetas nga Kosova, i cili dyshohet se është qëlluar në këmbë. Ai është dërguar për ndihmë mjekësore dhe, sipas të dhënave të para, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga hetimet paraprake dyshohet se mes të plagosurit dhe autorit të dyshuar ka pasur një konflikt në rrugë. Më pas, ngjarja ka vijuar në një lokal pranë Kryqit të Kuq, ku edhe dyshohet se është qëlluar me armë. Policia ka nisur verifikimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e personit që dyshohet se...
Burimi:
lajme.al