Plisi, lashtësia sa edhe vetë shqiptarët e një komponenti unik të etnografisë

Plisi, lashtësia sa edhe vetë shqiptarët e një komponenti unik të etnografisë

Dr. Sc. Ilmi VELIUKësula (kapuçi-çelesha) shqiptare është e lashtë sa edhe vetë shqiptarët. Atë e hasim në piktura e skulptura të kohës pellazge, parailire e ilire. Nga hulumtimet dhe analizat e deritashme, kam ardhur në përfundim se në botë, vetëm kësula shqiptare është me ngjyrë të bardhë, dhe eshtë e bërë vetëm nga leshi i deles. Serbët dhe sllavo-maqedonët, nga urrejtja e madhe qe kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë për shqiptarët i kanë quajtur ata me nofkën.  Kësulëbardhit  (Bjelokapci). Pjesa ilire e Dardanisë me kryeqytetin Scupi, ku përfëshihej edhe Lugina e Preshevës, kufiri i të cilës shtrihej në jug të Pollogut, deri te mali Bukovik, (Bukoçë) mes Gostivarit e Kërçovës, ka mbajtur dhe vazhdon të mbajë edhe sot kësulën e quajtur plisi kosovar me...