Plazhi i të gjithëve! Çmimet e arsyeshme shndërrojnë Shëngjinin në destinacionin e preferuar për shumë familje

Plazhi i të gjithëve! Çmimet e arsyeshme shndërrojnë Shëngjinin në destinacionin e preferuar për shumë familje

Shëngjini po kthehet në një nga destinacionet më të preferuara të verës për shumë pushues, falë jo vetëm bukurive natyrore dhe plazheve të pastra, por edhe çmimeve të përballueshme që e bëjnë një ditë pushimi të kënaqshme dhe ekonomike. Në bregdetin e Shëngjinit dhe plazhet përreth si Rana e Hedhun apo Tale, një familje mund të shijojë një ditë të plotë nën diell pa shpenzuar shumë. Çmimi mesatar për dy shezlongë me çadër varion nga 300 deri në 1000 lekë, në varësi të pozicionit. Ndërkohë, në disa zona publike, pushuesit zgjedhin të vendosin çadrat e tyre pa pagesë. Sa i...