Plazhi i Madh i Ulqinit nuk jepet me qira, presidenti nuk dekreton marrëveshjen me Alabbar

Plazhi i Madh i Ulqinit nuk jepet me qira, presidenti nuk dekreton marrëveshjen me Alabbar

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, i ktheu Parlamentit për rishqyrtim një marrëveshje për bashkëpunim me Emiratet e Bashkuara Arabe në fushën e turizmit dhe zhvillimit të pasurive të paluajtshme. Nëse do të dekretohej, kjo marrëveshje do t’i hapte rrugë zhvillimit të Plazhit të Madh të Ulqinit, ku parashikohej që t’i jepej me qira për 99 vite kompanisë së biznesmenit arab Mohamed Alabbar. Presidenti Milatoviç tha se marrëveshja do ta vinte vendin në disavantazh. “Ligji parashikon një sërë detyrimesh për Malin e  Zi, ndërsa nuk përmban asnjë detyrim konkret për palën tjetër, që do të siguronte mbrojtjen e interesave të...
Burimi: Javanews.al