“Plazhi i lirë” vijon në Golem, procedohen penalisht 4 persona që kishin zënë hapësirat publike

“Plazhi i lirë” vijon në Golem, procedohen penalisht 4 persona që kishin zënë hapësirat publike

Policia e Kavajës ka proceduar penalisht 4 persona të cilët kishin zënë 4 hapësira publike dhe i kishin përshtatur për kryerjen e aktiviteteve ekonomike, në kundërshtim me ligjin. Operacioni “Plazhi i lirë”, për  lirimin e hapësirave publike për pushuesit dhe verifikimin e aktiviteteve që kryejnë subjektet, gjatë sezonit veror vijoi sot në zonën e Golemit. Nga kontrollet u konstatua se shtetasit Z. Xh., R. A., E. Q. dhe K. Sh. kishin zënë nga një hapësirë publike dhe e kishin përshtatur për kryerjen e aktiviteteve të ndryshme ekonomike, pa leje nga organet kompetente. “Në vijim të veprimeve për këto raste, u...
Burimi: Javanews.al