Plastika po shkatërron globin! Nis në Gjenevë samiti i OKB-së: Prodhuesit e naftës nuk duan të ndalojnë përdorimin

Plastika po shkatërron globin! Nis në Gjenevë samiti i OKB-së: Prodhuesit e naftës nuk duan të ndalojnë përdorimin

Në Gjenevë kanë nisur të martën negociatat ndërkombëtare që synojnë të arrijnë një traktat historik global për të luftuar ndotjen nga plastika. Bisedimet do të zgjasin 10 ditë dhe janë pjesë e përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje ligjore për krizën e ndotjes nga plastika. Pas dështimit të bisedimeve të mëparshme në Dhjetor në Busan të Koresë së Jugut, ku një grup shtetesh prodhuese të naftës bllokuan konsensusin, vendet po përpiqen sërish në këtë raund në Gjenevë, nën organizimin e Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin. Drejtuesja e UNEP, Inger Andersen, tha për AFP se edhe pse pritshmëritë nuk janë të pakta, ekziston një rrugë për të arritur një marrëveshje. “Shumë vende po vijnë në Gjenevë me qëllimin për të bërë marrëveshjen,” tha ajo....