Plani Rama-Meloni bie në ‘ujë’, Europa sërish pa zgjidhje për emigrantët

Plani Rama-Meloni bie në ‘ujë’, Europa sërish pa zgjidhje për emigrantët

Komisioni Evropian ka mbështetur idenë e dërgimit të njerëzve që presin deportimin në “qendra kthimi” jashtë BE-së, siç janë qendrat shqiptare. Kur Mbretëria e Bashkuar u zotua të dërgonte emigrantë në Ruandë tre vjet më parë, BE tha se masa ishte çnjerëzore dhe shkelte ligjin ndërkombëtar. Por me rritjen e ndjenjave ksenofobike dhe më shumë qeveri të krahut të djathtë që vijnë në pushtet në kontinent, blloku po i pranon “zgjidhjet inovative” të tilla për të frenuar imigracionin. Danimarka, Italia dhe Gjermania kanë qenë ndër ato që kanë avokuar për ngritjen e qendrave në vendet jashtë BE-së për të strehuar njerëzit që presin një vendim për azil ose riatdhesim. Dybvad, një socialdemokrat i cili udhëhoqi planin e dështuar të Danimarkës për Ruandën, kujtoi reagimin e...