Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Plani për rezervistët në ushtri! Qeveria i hapi rrugë rikthimit të tyre aktiv, Dervishi tregon për TCH: Si përzgjidhen dhe sa paguhen
👁10099
Këta të rinj kanë zgjedhur shkollimin në Akademinë e Mbrojtjes për t’u bërë pjesë e forcave të armatosura. Krahas mirë-edukimit, modernizimit me armatime të standarteve të NATO-s, elementi njerëzor mbetet me rëndësi të dorës së parë për ushtrinë shqiptare. Qeveria i çoi parlamentit projektligjin për aktivizimin e forcës rezerviste. Dr. Glevin Dervishi – Drejtues i Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare AFA/MM, në një intervistë për gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu, tregon detajet e forcës rezerviste. “Të jetë 20% e komponentit të forcave të armatosura. Në forcën rezerviste, si rregull, mund të bëjnë pjesë çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë i...