Plani për pushtimin e Gazës, 5 kushtet që janë vendosur për t’i dhënë fund luftës

Plani për pushtimin e Gazës, 5 kushtet që janë vendosur për t’i dhënë fund luftës

Pas një takimi të kabinetit të sigurisë në Jerusalem që zgjati disa orë, zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi në orët e para të mëngjesit të së premtes miratimin e një plani për marrjen nën kontroll të Gazës. Sipas deklaratës zyrtare, plani u miratua me shumicë votash nga kabineti dhe përfshin gjithashtu pesë kushte që synojnë përfundimin e luftës. “Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) do të përgatiten për të marrë kontrollin e Gazës, duke siguruar njëkohësisht ndihmë humanitare për popullsinë civile jashtë zonave të luftimeve”, thuhet në deklaratë. Pesë parimet e shpallura për përfundimin e konfliktit janë: 1.Çarmatimi i Hamasit 2.Kthimi i të gjithë pengjeve, të gjallë dhe të vdekur 3.Demilitarizimi i Rripit të Gazës 4.Kontrolli i sigurisë nga Izraeli mbi Rripin e Gazës...