Plani i vrasjes së Ervis Martinaj del në dritë? SPAK KËRKON 16 VITE BURG, DY EMRA
SPAK ka dhënë pretencën për Leonard Dukën dhe Drianto Bardhin, të akuzuar për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për organizimin e atentateve ndaj Ervis Martinajt dhe Erigers Mihasit. Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 10 vite burg për Leonard Dukën dhe 6 vite burg për Drianto Bardhin. Sipas akuzës, të dy, në bashkëpunim me persona të tjerë, kanë siguruar kushtet dhe mjetet e nevojshme për realizimin e vrasjeve gjatë periudhës qershor-shtator 2020, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal që drejtohej nga Duka. Kjo çështje është pjesë e dosjes së njohur si “Revanshi”, hetimet e së cilës u mbështetën në mijëra komunikime të zbardhura në aplikacionin e enkriptuar Sky ECC. Përmes këtyre komunikimeve, hetuesit zbuluan plane dhe episode të ndryshme të përplasjes mes grupeve...
Burimi:
ntv.al