Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Plani i Netanyahu për të zbrazur Gaza City: 60 mijë ushtarë për një milion të zhvendosur
Një milion palestinezë që kanë mbijetuar nën rrethim, dëbime dhe uri, pritet të dëbohen sërish nga Gaza City, qyteti kryesor i Rripit të Gazës. Sipas zyrtarëve ushtarakë afër qeverisë izraelite, plani i kryeministrit Benjamin Netanyahu për pushtimin gradual dhe total të territorit do të nisë nga Gaza City në veri dhe do të përhapet më pas në kampet refugjate në zonat qendrore. Operacioni parashikon dy faza: fillimisht, dhënien e urdhrit për evakuimin e popullsisë nga Gaza City, ku jeton ende gjysma e banorëve, dhe më pas krijimin e “kampeve humanitare” me spitale dhe tendopola për të strehuar të zhvendosurit. Megjithatë, mbetet e paqartë se ku mund të realizohen këto kampe, pasi pjesa e mbetur e Rripit është mbipopulluar dhe shkatërruar nga lufta. Shtetet e Bashkuara, edhe pse...