Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Plagosja në Shkodër, shpallet në kërkim biznesmeni! U arrestua edhe në 2013-ën gjatë një…
Paulin Fusha, biznesmen në Shkodër, është shpallur në kërkim nga policia për plagosjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në qytetin e Shkodrës. 49-vjeçari dyshohet se ka qëlluar pas një konflikti të çastit ndaj të riut Jozef Çeka. Ky i fundit ndodhet jashtë rrezikut për jetën, me një plagë të lehtë. Pas ngjarjes, autori është larguar nga vendi i ngjarjes dhe forcat e Policisë vijojnë punën për lokalizimin dhe arrestimin e tij. Paulin Fusha rezulton me precedentë penalë edhe në të kaluarën, pasi është arrestuar në vitin 2013 gjatë një operacioni antidrogë.