Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Plagosja me thikë në Vlorë, autori ende në arrati, të rinjtë kishin konsumuar alkool përpara konfliktit
Një sherr mes dy të rinjve ka përfunduar me plagosjen e një 24-vjeçari në fshatin Llakatund të Vlorës, pasditen e së martës. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:00, pas një konflikti verbal që degjeneroi në dhunë fizike, ku njëri prej personave ka goditur me thikë shtetasin E. M., duke i shkaktuar plagë të rënda në bark. I riu u transportua me urgjencë në spitalin rajonal të Vlorës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, sipas burimeve spitalore. Ndërkohë, Policia e Vlorës ka identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes si shtetasin G. Rr., 25 vjeç, i cili është shpallur në kërkim. Shërbimet e...