Plagosja e avokatit në Durrës, bojkotohen për dy orë seancat gjyqësore
Avokatët kanë pezulluar aktivitetin në shenjë proteste pas plagosjes me armë të kolegut të tyre, Elton Shllaku. Ata kërkojnë zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe masa konkrete për sigurinë e avokatëve gjatë ushtrimit të detyrës. Nga ora 08:00 deri në 10:00, avokatët kanë pezulluar aktivitetin gjyqësor, duke kërkuar më shumë siguri gjatë ushtrimit të profesionit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. Dhoma Vendore e Avokatisë ka kërkuar nga Prokuroria një hetim të shpejtë dhe të plotë për të përcaktuar rrethanat e plagosjes dhe përgjegjësitë ligjore. Ndërkohë, Policisë së Durrësit i është kërkuar informacion mbi hetimet dhe masat e marra pas ngjarjes. Për avokatët, ngjarja e ndodhur ndaj kolegut të tyre ngre shqetësime serioze për sigurinë e profesionit dhe nevojën për masa konkrete mbrojtëse. Çështja e...
Burimi:
gijotina.com