Plagosi me gomone turistin gjerman në Gjipe, gjykata jep vendimin për drejtuesin e mjetit lundrues

Plagosi me gomone turistin gjerman në Gjipe, gjykata jep vendimin për drejtuesin e mjetit lundrues

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën detyrim paraqitjeje për Krenar Velajn, drejtuesin e gomones, i cili plagosi një turist gjerman. Krenar Velaj, ditën e diel duke drejtuar mjetin lundrues dëmtoi në gjymtyrë dhe shpatull një turist Gjerman në plazhin e gjipese. Ngjarja ka ndodhur teksa turisti gjerman ka qenë duke u zhytyr në afërsi të gomones, kur është goditur nga helikat. Fillimisht ka qenë drejtuesi i gomones që e ka nxjerrë turistin në breg, duke lundruar me gomone përgjatë vijës bregdetare, nga vendi ku ndodhi aksidenti deri në Himarë.
Burimi: Argjiroja.net