Plagosi me armë 29-vjeçarin në Krumë, autori vetëdorëzohet pas negociatave! Policia i gjen “kallash”, jelek antiplumb, dylbi dhe…
Pas një pune intensive kërkimore, pamundësisë për t’u fshehur dhe negociatave me familjarët, vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së 29-vjeçarit, ditën e djeshme, në Krumë të Kukësit. Sekuestrohet edhe arma e zjarrit, pistoletë, me të cilën dyshohet se autori kreu plagosjen. Gjatë kontrollit në automjet dhe në banesë, Policia gjen dhe sekuestron një armë zjarri kallashnikov, një dylbi, një antiplumb dhe municion luftarak. “Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda në DVP Kukës, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Has, bënë arrestimin e shtetasit F. D., rreth 30 vjeç, banues në Krumë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”. Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 08.09.2026,...
Burimi:
javanews.al