Plagosi 70-vjeçarin për lojën domino, arrestohet i moshuari në Durrës! U largua me thikë në dorë

Plagosi 70-vjeçarin për lojën domino, arrestohet i moshuari në Durrës! U largua me thikë në dorë

67-vjeçari në foto është Arben Shtraza, i cili u arrestua pasi plagosi me thikë një 70-vjeçar në Durrës, për një lojë domino. Pas plagosjes, autori u largua, por u kap pas disa minutash ndjekjeje nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës. Në momentin e kapjes, autori kishte me vete mjetin prerës (thikë) me të cilin kreu plagosjen. Arrestimi i tij u bë pasi dje, në lagjen nr. 11, Durrës, në zonën e njohur si “Lulishtja”, pranë sheshit “Pranvera”, gjatë një konflikti për motive të dobëta dhe një debati verbal me fjalë fyese, ai goditi me mjet prerës (thikë) shtetasin F....