Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Plagoset gjatë punës në kantier ndërtimi një 58-vjeçar, policia arreston inxhinierin e firmës në Paskuqan
Duket se siguria në punë po merr vëmendje të madhe tashmë nga organet kompetente, pasi në rastet e aksidenteve po hetohen shkaqet që çojnë në dëmtime apo deri në humbje jete. Rasti i fundit ka ndodhur në Paskuqan, ku është lënduar një 58-vjeçar, Petrit Alkollari, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital. Ndërkohë, Policia ka arrestuar inxhinierin e kantierit të ndërtimit, Agim Spahiu 56 vjeç. Njoftimi i policisë: Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin Agim Spahiu, 56 vjeç, me detyrë inxhinier ndërtimi, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë...