Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Plagosen 11 futbollistë në Serbi, u goditën nga rrufeja
Një ngjarje e rëndë ndodhi gjatë një ndeshjeje futbolli në qytetin Klupci, pranë Loznicës në perëndim të Beogradit, ku rrufeja goditi fushën në mes të stuhisë. Ndeshja po zhvillohej midis ekipit vendas Radnicki nga Klupci dhe Cerit nga Petkovica. Si pasojë e goditjes së rrufesë, 11 lojtarë u plagosën. Ngjarje të ngjashme janë raportuar edhe në vende të tjera. Të shtunën në Republikën Çeke, në qytetin Opava, rrufeja goditi gjatë një stërvitjeje futbolli për fëmijë. Një fëmijë u shtrua në spital në gjendje të rëndë, ndërsa shtatë fëmijë të tjerë dhe një i rritur pësuan lëndime të lehta. Autoritetet lokale...