Pjesëmarrësit e Kongresit të Manastirit u vranë e iu zhdukën varret

Pjesëmarrësit e Kongresit të Manastirit u vranë e iu zhdukën varret

Intelektualët shqiptarë që organizuan kongresin e Manastirit, hartuan alfabetin shqip si dhe hapen shkollat në gjuhën shqipe u vranë, si dhe ua humbën varret. Gjergj Fishta, kryetar i komisionit të Kongresit të Manastirit, teolog, diplomat e shkrimtar i shquar , i cili do të mbajë dhe fjalën hyrëse e kryesore në këtë kongres, gjatë sistemit komunist ia zhdukin varrin dhe eshtrat. Me urdhër të strukturave të shtetit komunist të Shqipërisë eshtrat e Fishtës zhvarrosen nga Kisha Françeskane e Gjuhadolit.  Ekzistojnë dy versione të zhdukjes së eshtrave të tij ai se u mblodhën në një thes çimentoje dhe qëndrojnë për tri ditë në një nga zyrat e ndërmarrjeve të ndërtimit. Sipas burimeve të ndryshme, thesi është hedhur pas tri ditësh në rrjedhën e lumit Drin në...