Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Pjesë e një organizate kriminale, arrestohet shqiptari në Itali! Në depon e shtëpisë u gjetën 21 kg kokainë dhe armë
👁4102
Policia italiane ka arrestuar një shqiptar, pasi u kap me 21 kg kokainë të fshehur në depo dhe armatim, mes tyre një automatik “Kallashnikov”. Siç shkruajnë mediat e huaja, operacioni është realizuar në zonën e Piza. Shqiptari kishte 21 pako me kokainë, secila me peshë 1 kg. Vlera e drogës shkonte në të paktën 600 mijë euro në çmim shumice. Bashkë me drogën u sekuestruan edhe disa telefona celularë, që po ekspertohen për t’i dekriptuar. Po hetohet për të zbuluar edhe organizatën në të cilën i arrestuari dyshohet se bënte pjesë. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë publik,...