Burimi:
Syri.net

Piu lëndë helmuese, humb jetën 60-vjeçari në Shkodër
👁11259
Një 60-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Shkodër, pasi dyshohet se ka konsumuar lëndë helmuese. Sipas informacioneve të policië, ngjarja ka ndodhur në fshatin Muriqan, ndërsa shtetasi M. D., është dërguar në spitalin rajonal, por për shkak të helmimit, ka humbur jetën. Njoftimi i policisë: Shtetasi M. D., 60 vjeç, banues në fshatin Muriqan, dyshohet se ka pirë lëndë helmuese. 60 vjeçari u dërgua menjëherë në spital për ndihmë mjeksore, por me gjithë ndihmën mjeksore, ka humbur jetën. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.