Pirateria online, Krasniqi zbulon paketën ligjore që AMA do t’ia prezantojë Kuvendit

Pirateria online, Krasniqi zbulon paketën ligjore që AMA do t’ia prezantojë Kuvendit

Drejtoresha e Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), Armela Krasniqi, ka zbuluar në emisionin ‘Dita Jonë’ në A2 CNN se kanë kaluar për konsultim publik një ndryshim ligjor për të luftuar piraterinë online. Krasniqi tha se ky projektligj synon që të imponojë kompanitë e internetit në vendin tonë që në rast se vihet re ndonjë rrjedhje materiali pa të drejta transmetimi, të mbyllin brenda 30 minutave IP-në përkatëse. Teksa tha se pret që kjo nismë ligjore të votohet në Kuvend dhe të bëhet ligj, Krasniqi shtoi se piratimi online në Shqipëri ndodh kryesisht në periudhën e kampionateve futbollistike. “Kush po piraton?...
Burimi: Javanews.al