Piranjat/ Konflikt interesi dhe kontrata të dyshimta, zbulohen të tjera shkelje në Bordin e Mbikëqyrjes Publike

Piranjat/ Konflikt interesi dhe kontrata të dyshimta, zbulohen të tjera shkelje në Bordin e Mbikëqyrjes Publike

Emisioni “Piranjat” solli disa denoncime të tjera për Bordin e Mbikëqyrjes Publike, institucionin që ka si detyrë të kontrollojë audituesit ligjorë. Ky institucion drejtohet nga Dritan Fino, i cili i ka dhënë titullin si audituese edhe bashkëshortes së tij, Erinda Fino. Kjo e fundit rezulton të ketë kryer praktikën 3-vjeçare, që është një kriter i domosdoshëm për të marrë titullin ekspert kontabël, pranë kompanisë së auditimit të zotit Bujar Osmani gjatë kohës që ajo punonte si drejtoreshë në Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit. Ligji për auditimin ligjor nuk e lejon punësimin me kohë të pjesshme në zyrat ku bëhen praktikat,...
Burimi: Syri.net