Pierre Gasly befason të gjithë, piloti i Alpine korr “pole position” e parë në karrierë në Monza

Pierre Gasly befason të gjithë, piloti i Alpine korr “pole position” e parë në karrierë në Monza

Pierre Galsy me Alpine siguroi “pole position” në pistën e Monza, e vlefshme për garën e Cmimit të Madh të Italisë në Formula 1. Piloti francez korri “pole” e parë në karrierën e tij, duke befasuar të gjithë me paraqitjen në pistën ku ka korrur edhe fitoren e tij të vetme, 6 vite më parë. Ai dha kohën 1’21”786, duke qenë 60 të mijëtat më i shpejtë se George Russell, i dyti me Mercedes. Piloti britanik dukej i sigurt për “pole”, por në fund do të kënaqet me vendin e dytë. Në vijën e dytë të nisjes janë Oscar Piastri me McLaren (vendi 3) dhe Charles Leclerc me Ferrari (vendi 4). Në vendin e pestë u klasifikua Lewis Hamilton me makinën tjetër Ferrari e pas...