Burimi:
Top-Channel.tv

“Pezulloni printimin e votës së Diasporës”/ PD: Zgjedhësve mund t’u shkojnë dy fletë votimi, kemi identifikuar 14 raste
👁10918
Partia Demokratike kërkon të pezullohet printimi i votës së Diasporës, me argumentin se ka konstatuar parregullsi. Sipas PD-së, vëzhguesit demokratë janë informuar se “gjatë procesit të përgatitjes së dokumentacionit zgjedhor për votuesit nga jashtë ka pasur një problematikë që lidhet me printimin dy herë të label-it të adresës që në terma praktikë nënkupton që një zgjedhësi mund t’i shkojnë dy zarfe (dy fletë votimi), duke rrezikuar kështu që të kemi më shumë vota se numër zgjedhësish. Sipas vëzhguesve tanë janë identifikuar 14 raste, por mund të ketë edhe të tjerë”. Kështu, PD kërkon që të pezullohet procesi dhe të bëhet...