Burimi:
Top-Channel.tv

Pezullohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore
👁8630
Me kërkesë të Prokurorisë Berat, është pezulluar nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florian Sulejmani. Kjo masë u mor në kuadër të procedimit penal nr.613/1 të vitit 2025, të regjistruar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Nga rrethanat e faktit dhe tërësia e akteve të administruara deri në këtë fazë të hetimit, u çmua se plotësohen kushtet dhe kriteret e përgjithshme dhe të veçanta për caktimin e masave të sigurimit personal me karakter ndalues të parashikuara në nenet 228, 229 dhe 242 të K.Pr.Penale. Në çmuarjen e prokurorisë...