Pezullimi i sanksioneve ndaj Rusisë nga Trump, Kremlini mirëpret vendimin e Presidentit amerikan: Një moment historik

Pezullimi i sanksioneve ndaj Rusisë nga Trump, Kremlini mirëpret vendimin e Presidentit amerikan: Një moment historik

Kremlini ka mirëpritur vendimin e presidentit amerikan Donald Trump për të pezulluar disa prej sanksioneve dhe tarifave ndaj eksporteve ruse. Ndërkohë, Rusia ka vijuar sulmet ndaj Ukrainës, duke përdorur qindra dronë dhe raketa, me viktima dhe të plagosur. Moska ka reaguar pozitivisht ndaj vendimit të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për të pezulluar zbatimin e disa masave të rëndësishme ndëshkuese ndaj Rusisë. Sipas raportimeve të mediave italiane, Trump ka nxjerrë një urdhër ekzekutiv që pezullon sanksionet dhe tarifat kryesore mbi eksportet ruse, të parashikuara nga i ashtuquajturi Akti Lindsey Graham. Vendimi është marrë vetëm pak ditë përpara hyrjes në fuqi të masave dhe synon të shmangë ndikimin e tyre në përpjekjet e administratës amerikane për të ulur çmimet e naftës përpara zgjedhjeve të...