Pezullimi i kreut të AMP, Gjykata e Beratit shpall moskompetencën, ia kalon çështjen asaj të Tiranës

Pezullimi i kreut të AMP, Gjykata e Beratit shpall moskompetencën, ia kalon çështjen asaj të Tiranës

Drejtori i Përgjithshëm i AMP-së Florian Sulejmani u paraqit ditën e sotme në Gjykatën e Beratit për verifikimin e masës së “Pezullimit nga Detyra”. Gjykata e Beratit kishte pranuar kërkesën e Prokurorisë së Beratit për pezullimin nga detyra të drejtorit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florian Sulejmani, pasi është nën hetim për shpërdorim detyre lidhur me procedurën e ndjekur në transferimin e oficerëve të policisë gjyqësore, që dyshohet se është kryer në kundërshtim me legjislacionin përkatës.
Burimi: Javanews.al