Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Pëson goditje në tru gjatë transmetimit, ministri serb në gjendje të rëndë, Vuçiç: S’ka dorëzim
Ministri i Investimeve Publike dhe Kryetari i Bordit Ekzekutiv të Partisë Nacional Socialiste Serbe, Darko Glisiç, u sëmur papritur këtë të martë, teksa ishte i ftuar në Programin e Mëngjesit të TV Pink. Ministri i Shëndetësisë Zlatibor Lonçar konfirmoi më vonë se ai kishte pësuar një goditje në tru dhe se ishte në gjendje të rëndë. Siç raportohet ministri nuk ka mund të përfundojë dot intervistën e tij, dhe programi ndërpreu transmetimin menjëherë pasi ai është ndjerë keq. “Ai u sëmur gjatë emisionit televiziv e u dërgua në urgjencë pa ndjenja. Ajo që dihet tani është se është në gjendje të rëndë”, ishin fjalët e Lonçar për televizionet sebe. Ministri i Shëndetësisë theksoi se Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka qenë me të që nga minuta e...