Pësoi kolaps gjatë stërvitjes, Bayern Munich reagon zyrtarisht për Kompany: Si paraqitet gjendja shëndetësore e trajnerit belg

Pësoi kolaps gjatë stërvitjes, Bayern Munich reagon zyrtarisht për Kompany: Si paraqitet gjendja shëndetësore e trajnerit belg

Bayern Munich ka reaguar zyrtarisht për gjendjen shëndetësore të trajnerit Vincent Kompany, i cili u dërgua për trajtim mjekësor pas një kolapsi gjatë stërvitjes. Klubi bavarez konfirmon se tekniku belg do t’i nënshtrohet ekzaminimeve të detajuara në spital dhe do të qëndrojë nën kujdesin e mjekëve. Sipas njoftimit të klubit, ngjarja ndodhi të premten, kur Kompany po ndiqte nga afër seancën stërvitore të ekipit të dytë të Bayernit. Gjatë kësaj kohe, trajneri i skuadrës së parë pësoi një kolaps dhe u desh të merrte ndihmë mjekësore. Bayern Munich bëri të ditur se gjendja e trajnerit po vlerësohet nga mjekët, ndërsa për momentin nuk ka dhënë detaje të tjera mbi shkakun e incidentit apo kohën e mundshme të rikuperimit. Pas ngjarjes ka reaguar edhe drejtori sportiv...