Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Pesha e sklerozës multiple në Kosovë: Mbi 40 raste të reja për gjysmë viti
Foto ilustruese PRISHTINË- Çdo vit në Kosovë, dhjetëra familje përballen me sfidën e sklerozës multiple. Sipas përkufizimit të Klinikës prestigjioze amerikane, Mayo, kjo sëmundje, që ndryshe njihet edhe si skleroza e shumëfishtë, dëmton mbulesën mbrojtëse të nervave. Mund të shkaktojë mpirje, dobësi, vështirësi në ecje, ndryshime në të parë dhe simptoma të tjera, të cilat, me kohë, mund të shndërrohen edhe në pengesa të përditshme për një jetë normale. Për Bekimin, gjithçka nisi papritur. Ishte vetëm 27 vjeç, duke punuar si kamerier, kur në vitin 2015 mori diagnozën që do t’i ndryshonte jetën përgjithmonë. “Fillimisht, kisha probleme me këmbën - dhimbje dhe...