Burimi:
Gijotina.com

Pesë ish-policë shqiptarë ‘i bashkohen’ krimit në Angli, The Sun: Thesar për organizatat kriminale
👁13497
Shqiptarët sundojnë tregun britanik të kokainës prej 5 miliardë paund në vit me dorë të hekurt dhe shfaqin pa turp pasuritë e fituara nga krimi. Tani gangsterët shqiptarë po rekrutojnë edhe ish-policë të korruptuar nga vendi i tyre për t’i bashkuar në rrjetet e tyre kriminale. Shqiptarët kanë marrë kontrollin e tregut britanik të kokainës gjatë dy dekadave të fundit, pasi kanë formuar aleanca me kartelet e drogës nga Amerika Latine. Dhe ish-efektivë nga Shqipëria janë kapur duke shitur drogë dhe duke ruajtur ferma kanabisi në Mbretërinë e Bashkuar. Ekspertët thonë se ish-policët janë “flori” për mafiozët shqiptarë në Angli...