Peru/ Dallgë të forta në bregdet, qeveria mbyll 91 porte

Peru/ Dallgë të forta në bregdet, qeveria mbyll 91 porte

Qeveria e Perusë mbylli sot 91 porte nga 121 në total që janë në vend për shkak të dallgëve të shumë të forta të pritshme në brigjet e saj. Sipas burimeve, kjo valë e dallgëve të forta që ka goditur brigjet e Perusë që nga dita e premte pritet  të vazhdojë deri të mërkurën. Ky fenomen ka nisur në brigjet e Kilit dhe tani po godet zonat bregdetare të Perusë. Në kryeqytetin peruan, Lima është bllokuar lëvizja e mjeteve në një autostradë pasi një pjesë e aksit të saj është përmbytur. Syri.net-CNN.gr.
Burimi: Syri.net