Personaliteti i mbretit ilir Monun përmes të dhënave arkeologjike

Personaliteti i mbretit ilir Monun përmes të dhënave arkeologjike

Neritan CEKA PERSONALITETI I MBRETIT ILIR MONUN PERMES TË DHËNAVE ARKEOLOGJIKE Me paraqitjen për herë të parë së bashku të dy dëshmive kryesore arkeologjike mbi mbretin ilir Monun, përkrenares dhe prerjeve të tij monetare, ekspozita e Hildeshajmit jep rast për të diskutuar edhe një herë mbi personalitetin e tij. Monuni bën pjesë në ata persona për të cilët historia është treguar e kursyer, madje e padrejtë, në raport me kontributin që ata i kanë dhënë asaj. Eshtë një ngushëllim i kohës sonë që mundohet ta plotësojë këtë me një radhë hipotezash, të cilat shpesh na ofrojnë kënaqësinë e enigmës në shkëmbim të pamundësisë për të saktësuar të vërtetën. Ke- shtu dy Monunëve të përmendur shkarazi nga burimet historike u korres- pondojnë katër të tillë sipas...