Përshkallëzohet tensioni: Izraeli godet objektin bërthamor në Isfahan, vret komandantin iranian të dronëve

Përshkallëzohet tensioni: Izraeli godet objektin bërthamor në Isfahan, vret komandantin iranian të dronëve

Irani dhe Izraeli shkëmbyen sërish sulme në orët e para të mëngjesit të së shtunës. Sipas agjencisë iraniane të lajmeve Fars, Izraeli ka goditur objektivin bërthamor në Isfahan, një nga më të rëndësishmit në vend. Zëvendësguvernatori i provincës konfirmoi sulmin, duke theksuar se nuk ka pasur viktima apo dëme të mëdha. Ndërkohë, Forcat Ajrore izraelite deklaruan se kanë vrarë Amin For Judaki, komandant i njësisë së dytë të dronëve të Gardës Revolucionare iraniane. Sipas njoftimit, Judaki ishte përgjegjës për nisjen e qindra dronëve drejt Izraelit nga rajoni i Ahvazit, në jugperëndim të Iranit. /vizionplus.tv
Burimi: Vizionplus.tv