Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, Irani godet me raketë qendrën e inteligjencës ushtarake izraelite në Tel Aviv
👁10773
Ushtria iraniane ka deklaruar se gjatë natës së kaluar ka goditur me një raketë një qendër të inteligjencës ushtarake izraelite, në zemër të Tel Avivit. “Qendra e inteligjencës së regjimit sionist u godit në thelb të saj, me një raketë të drejtuar, pavarësisht shtresave të shumta të mbrojtjes së armikut, të cilat po mbështeten edhe nga amerikanët”, tha Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Iranit, Reza Talaei-Nik. Ndërkohë, Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) në një deklaratë për shtyp e kanë cilësuar sulmin si një “operacion efektiv, pavarësisht pranisë së sistemeve shumë të avancuara të mbrojtjes.” Sipas tyre, “qendra është aktualisht në flakë.”...