Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Përshkallëzohen tensionet mes Izraelit dhe Iranit, Erdogan akuzon Netanyahu: Kërcënimi më i madh në Lindjen e Mesme
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka përshkallëzuar tensionet në Lindjen e Mesme duke akuzuar kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, si “kërcënimin më të madh” për sigurinë e rajonit. Kjo deklaratë u bë gjatë një telefonate me emirin e Katarit, sipas njoftimit zyrtar të presidencës turke. Erdogan theksoi se do të vazhdojë përpjekjet për t’i dhënë fund spirales së dhunës që ka përfshirë rajonin, duke fajësuar Netanyahu për rritjen e kërcënimeve dhe pasigurisë. Zyra e presidentit tha se Netanyahu “ka dëshmuar edhe një herë se është kërcënimi më i madh për sigurinë e rajonit”. Kjo deklaratë vjen në një kohë kur tensionet...