Përshkallëzohen tensionet mes Indisë dhe Pakistanit, pas sulmit vdekjeprurës në Kashmir

Përshkallëzohen tensionet mes Indisë dhe Pakistanit, pas sulmit vdekjeprurës në Kashmir

Tensionet mes rivalëve të hershëm, Indisë dhe Pakistanit, janë përshkallëzuar të enjten, pasi Nju Delhi ndërmori një ofensivë diplomatike kundër Islamabadit, duke e fajësuar atë për një sulm vdekjeprurës që vrau 26 njerëz, kryesisht turistë, në rajonin e diskutueshëm të Kashmirit. India e akuzoi Pakistanin të mërkurën në mbrëmje se po e mbështet “terrorizmin përgjatë kufitarit” dhe mori masa diplomatike, përfshirë uljen e nivelit të marrëdhënieve diplomatike, pezullimin e një marrëveshjeje të rëndësishme për ndarjen e ujërave dhe mbylljen e pikëkalimit kryesor tokësor me Pakistanin. Pakistani i hodhi poshtë akuzat, ndërsa një grup militant i panjohur më parë, që e...
Burimi: Vizionplus.tv