Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, ministri Hasani: Evakuohen 4 shqiptarë nga Izraeli
Katër qytetarë shqiptarë janë evakuuar nga Izraeli, pas përshkallëzimit të tensioneve në Lindjen e Mesme. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, njofton përmes rrjeteve sociale se dy shqiptarë u larguan përmes Jordanisë, ndërsa dy të tjerë përmes Egjiptit. “4 qytetarë të tjerë shqiptarë janë evakuuar me sukses nga Izraeli – dy përmes Jordanisë dhe dy përmes Egjiptit – të cilët gjendeshin atje për arsye profesionale dhe familjare. Falënderojme autoritetet Izraelite, Jordaneze, Egjiptiane dhe Ambasadën Austriake në Tel Aviv për koordinimin e ngushtë me ambasadat shqiptare në Tel Aviv dhe Kajro. Vijojmë të ndjekim me përparësi çdo rast të qytetarëve shqiptarë të prekur, të cilët kërkojnë asistencë nga institucionet tona”, shkruan ministri Hasani. /vizionplus.tv