Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
‘Përshëndetjet e mia më të papërzemërta’, gafa e Berishës në takimin elektoral në Burrel
👁5404
Gafat e Sali Berishës gjatë kësaj fushate nuk kanë fund. Kësaj radhe, kreu i PD ishte ndalur në një takim elektoral në Burrel. Dhe gafën e kishte rezervuar pikërisht në nisje të fjalimit të tij. Në nisje të fjalimit, Berisha u tha matjanëve përshëndetjet më të papërzemërta, në vend se të thoshte përshëndetjet më të përzemërta. “Të dashur matjanë dhe matjane, nderimin tim më të madh për ju, mirënjohjen me të pakufishme dhe përshëndetjet më të papërzemërta … më të përzemërta për mbështetjen që me keni dhënë mua dhe PD”, tha Berisha.