‘Përse KQZ po fsheh numrin real të votuesve?’/ Avokati Goxhaj: Votova dy herë, pajisjet e identifikimit të manipulueshme, OSBE në dijeni

‘Përse KQZ po fsheh numrin real të votuesve?’/ Avokati Goxhaj: Votova dy herë, pajisjet e identifikimit të manipulueshme, OSBE në dijeni

Avokati Altin Goxhaj ka ngritur akuza të forta ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe OSBE-së, duke pretenduar për manipulime dhe mungesë transparence lidhur me procesin zgjedhor. I ftuar në emisionin KAFE SHQETO në SYRI TV me Flavio Qarrin, Goxhaj deklaroi se KQZ po shmang publikimin e të dhënave të plota mbi numrin e votuesve për të mos nxjerrë në pah mospërputhje të rënda. “Celibashi ka një hall të madh, sepse nëqoftëse do të jepte raportin e plotë të numrit të votuesve, do fillonte teoria, që ne do bënim gallatë pastaj,” tha Goxhaj, duke shtuar se “mund të dilte që kanë votuar më pak njerëz seç ka vota të hedhura në kuti.” Sipas tij, opozita i ka bërë disa herë kërkesë zyrtare KQZ-së për informacion, por...