Përse Evropianët po konsumojnë gjithnjë e më shumë ushqim të ngrirë?

Përse Evropianët po konsumojnë gjithnjë e më shumë ushqim të ngrirë?

Përtej kursimit të kohës dhe parave, ushqimi i ngrirë po shfaqet si një mjet i rëndësishëm për ndërtimin e një sistemi ushqimor më të qëndrueshëm. Një anketë e fundit e zhvilluar nga kompania më e madhe e ushqimeve të ngrira në Evropë, Nomad Foods, tregon se 47 përqind e konsumatorëve evropianë zgjedhin produkte të ngrira me qëllimin për të zvogëluar shpërdorimin e ushqimit. Duke qenë se çdo vit në Bashkimin Evropian krijohen rreth 59 milionë ton mbeturina ushqimore, ngrirja shihet si një zgjidhje praktike dhe efikase për ruajtjen e ushqimit dhe reduktimin e emetimeve ndotëse. Sipas ekspertëve, ngrirja e zgjat...
Burimi: Syri.net