Përplasje të dhunshme me policinë në Paris, përdoret gaz lotsjellës dhe digjen makina
Përplasje të dhunshme janë regjistruar në Paris, në përfundim të marshimit që zhvillohej mes shesheve Place de la République dhe Place de Clichy. Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, policia përdori sërish gaz lotsjellës për t’iu përgjigjur hedhjes së sendeve dhe mjeteve piroteknike nga ana e disa qindra protestuesve. Një pjesë e madhe e tyre ishin të maskuar dhe të veshur me të zeza. Situata u përshkallëzua më tej pak kohë më vonë, kur një automjet u përfshi nga flakët në të njëjtën zonë. Sipas raportimit, djegia e makinës u shoqërua me duartrokitje nga turma e pranishme. Ndërkohë, nga Montmartre, në pjesën veriore të kryeqytetit francez, u vu re një kolonë e dendur tymi që ngrihej mbi qytet, duke dëshmuar për tensionet e krijuara gjatë...
Burimi:
syri.net