Përplasje para Kuvendit, shoqërohen disa protestues, mes tyre organizatori Dritan Goxhaj

Përplasje para Kuvendit, shoqërohen disa protestues, mes tyre organizatori Dritan Goxhaj

Përplasje janë shënuar sot para Kuvendit të Shqipërisë, teksa protesta është përballur me një prani të shtuar të forcave të Policisë dhe masa të forta sigurie. Gardhe metalike kanë rrethuar godinën e Parlamentit, ndërsa disa prej akseve që të çojnë drejt saj janë bllokuar. Situata është tensionuar gjatë protestës, ku protestuesit janë përplasur me forcat e rendit. Në vijim të ndërhyrjes së Policisë janë shoqëruar disa protestues, mes tyre edhe Dritan Goxhaj, një prej organizatorëve të protestës.