Përplasje mes Presidentit të Malit të Zi dhe zv/kryeministrit shqiptar

Përplasje mes Presidentit të Malit të Zi dhe zv/kryeministrit shqiptar

Kabineti presidencial kërkon shkarkimin e menjëhershëm të zëvendëskryeministrit. Gjeloshaj: Akuzat janë gënjeshtra të rënda. Podgoricë – Një krizë serioze institucionale ka shpërthyer në Mal të Zi pas përplasjes së drejtpërdrejtë mes Presidentit të vendit, Jakov Milatoviq, dhe zëvendëskryeministrit Nik Gjeloshaj, i cili njëkohësisht mban edhe portofolin e Zhvillimit Ekonomik. Shkak për përplasjen është kthimi për rishqyrtim në Kuvend i Ligjit për Tatimin mbi Pasuritë e Paluajtshme nga ana e Presidentit. Sipas Kabinetit të Milatoviqit, pas këtij veprimi, Gjeloshaj ka reaguar me mesazhe kërcënuese dhe të papërshtatshme ndaj Presidentit, për çka janë vënë në dijeni autoritetet shtetërore, përfshirë Policinë e Shtetit....