Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Përplasje me Ramën për shkarkimin e administratës? Kryebashkiaku i Konispolit: S’ka vend për frikë dhe nuk lëviz asnjë
Kryebashkiaku i Konispolit, Erges Dule, ka reaguar pas zërave se mes tij dhe kryeministrit Edi Rama ka pasur një përplasje për shkarkimin e administratorëve. Në reagimin e tij në Facebook, kryebashkiaku Dule shprehet se nuk ka asnjë debat lidhur me shkarkimin e administratorëve. Ai thotë se nisma është për ripërtëritjen e administratës, por kush punon, nuk lëviz. “Përshëndetje të gjithëve! Ju falënderoj për interesimin dhe komentet por ju garantoj që nuk ka asnjë debat në lidhje me shkarkimin e administratorëve. Kjo është një nisëm për ripërtëritjen e administratës, për një rritje në cilësinë dhe sasinë e shërbimeve ndaj qytetarëve. Kush...