Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Përplasje me makina në Tiranë, dy persona me BMW nxjerrin levat e hekurit
👁37087
Një përplasje me makinë është shënuar në orët e vona të darkës pranë pallatit me shigjeta në Tiranë. Burimet i thanë Top Channel se një makinë tip BMW ka qenë në ndjekje të një makine Benz, duke e përplasur atë dhe dy makina të tjera. Mësohet se dy persona nga makina BMW kanë dalë me leva hekuri dhe janë vënë në ndjekje të personave të tjerë që kanë qenë në makinën Benz. Siç shikohet nga fotografitë, policia ka mbërritur në vendngjarje për të mbledhur provat. Top Channel